19:05 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kënga fantastike ‘Creep On Me’ e cila u bë edhe më e përkryer me videoklip

GASHI, është një prej reperëve më të mirë të momentit, i dëgjueshëm në gjithë botën.

GASHI është me origjinë shqiptare por i cili ndër vite funksionon në Amerikë.

Reperi ka arritur që gjithnjë të krijonte këngë fantastike, të cilat vlerësoheshin si të veçanta.

Ditë më parë ai ka publikuar këngën ‘Creep on me’ bashkë me Frech Montana-n dhe DJ Snake përderisa projektin tashmë e ka plotësuar me një videoklip të përkryer, transmeton Indeksonline.

Si kënga ashtu edhe video janë realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u kuruar në secilin detaj.

GASHI vazhdon të jetë reper i preferuar në të gjitha anët përderisa në realizim e sipër është edhe projekti i tij me Ledri Vulën, xhirimet e të cilës këngë u bën përderisa ai qëndroj në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Deri në projektin e radhës juve u mbetet të kënaqeni me këngën ‘Creep on me’, e cila po ecën për mrekulli./Indeksonline/