Kënga i “bashkon” Ardian Bujupin dhe Sabrinen

Këngëtari shqiptar, Ardian Bujupi, pas suksesit me këngën “Tranova”, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.
“Lotto” titullohet kënga e cila do të publikohet të enjten në mesnatë, shkruan Indeksonline.

Duke publikuar një imazh në Instagram, ai tregoi që pjesë e këtij videoklipi do të jetë Sabrina, ish e dashura e tij.
“Lotto Toto”, shkroi këngëtari krahas imazhit./Indeksonline/