10:47 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / OSH

Kënga me Noizyn arrin 20 milionë shikime, Dhurata falënderon fansat

Bashkëpunimi i Dhurata Dorës dhe Noizyt është pritur si mos më mirë në publik.

Vetëm tri javë pas lansimit të këngës, ajo ka arritur një shikueshmëri jo edhe të vogël klikimesh.

Në storien e saj në Instagram, Dhurata Dora publikoi një video e cila tregoi se projekti muzikor tashmë numëron 20 milionë shikime.