Kënga “Physical” e Dua Lipës, promovohet në ekranet gjigante në New York

Pas publikimit të këngës së saj më të re që u publikua të premtën, Dua Lipa tani po shijon sukseset e sajë.
Kënga “Physical” erdhi me stilin e viteve të 80-ta dhe u prit shumë mirë nga publiku duke arritur të marr shifër milionëshe të klikimeve në Youtube, shkruan indeksonline.
Disa nga paltformat më të njohura kanë promovuar këngën e artistes shqiptare në “billiboard”-et më të njohura të botës.
Ajo së fundi ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Facebook, ku shihet imazhi i saj i publikuar në një ekran gjigant në New York.
Ndërkohë ajo postoi edhe në Instagram dy “billiboard” të tjerë, që ishin nga AmazonaMusic.

Përndyshe Dua Lipa ka premtuar për fansat që do të publikoj albumin e saj të plotë me datën 3 prill.
Këngëtarja ka publikuar tri këngë nga ky album: “Physical”, “Future Nostalgia” dhe “Don’t start now”. /Indeksonline/