20:15 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Kënga “Princess Diana” gati të kap shifrën e 50 milionë shikimeve

Edhe pse është lansuar vitin e kaluar, prapë po dëgjohet shumë. Bëhet fjalë bashkëpunimin e Ledri Vulas dhe Lyrical Son.

Kënga “Princess Diana” u lansua në qershor të vitit të kaluar por ajo ende mbetet ndër këngët më të pëlqyera, transmeton Indeksonline.

Këtë e dëshmojnë edhe klikimet në kanalin muzikor në Youtube. Tani për tani kënga ka mbi 47 milionë klikime por me ritmin që po ecën shumë shpejtë do të kap shifrën e 50 milionë klikimeve.

Verën e kaluar kënga ishte hiti më i madh, ku mund ta dëgjoje në çdo vend. 

Edhe vitin 2019-të reperët e kanë filluar në mënyrë përfekte. Vlen të theksohet kënga ‘Menemadhe’  që ishte bashkëpunim mes Ledrit, Lyrical Son-it dhe Mc Kreshës./Indeksonline/