13:27 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kënga shqipe arrin në Afrikë, shikoni si kërcejnë fëmijët me të

Gjuha shqipe që është kaq e bukur dhe kaq e mirë, deri më tani ka arritur pothuajse në të gjitha shtetet e botës.

Edhe kënga shqipe ka depërtuar në veshin e miliona njerëzve në botë, herë përmes yjeve botërore, e herë përmes njerëzve të thjeshtë.

Por, disa shqiptarë kanë dërguar tinguj shqip në Ugandën e lartë të Afrikës. Në një video të dërguar në redaksinë e Indeksonline, shihen disa shqiptarë duke kërcyer me fëmijët afrikanë.

Atyre u kanë lëshuar këngën “Oj Kosovë oj nëna ime”, me ritmet e së cilës vallëzojnë të gjithë, pa e ditur domethënien.

Mos e humbisni këtë video të këndshme nga ky shtet i largët. /Indeksonline/

Temat: