Kënga ‘Tela’ nga Kida dhe Ermali i “preku n’tela” publikun në Alba Festival
Festivali i madh ‘Alba Festival’ që u mbajt me
29 dhe 30 qershorë në Cyrih të Zvicrrës mblodhi këngëtarët më të mirë shqiptarë,
për të krijuar një atmosferë që do të mbahet në mend, shkruan Indeksonline.
Pjesë e festivalit ishin edhe Kida dhe Ermal Fejzullahu që ndër këngë të tjera
e performuan edhe këngën e re të tyre ‘Tela’.
E me të filluar kënga, publiku u elektrizua duke e kënduar këngën njëzëri me këngëtarët.
Ky hit i kësaj vere, padyshim se po pëlqehet shumë nga shqiptarët gjithandej.
/Indeksonline/