Kënga “That’s Mine” e Gashit dhe Ledrit kalon shifrën e pesë milionë shikimeve
Në tre mujorin e parë të vitit 2019 janë publikuar shumë këngë por jo të gjitha kanë arritur të pëlqehen nga veshi i dëgjuesve.
Kënga “That’s Mine” e dy reperëve, Gashi dhe Ledri është nga ato projekte që ka bërë ‘boom’ gjatë këtij viti, transmeton Indeksonline.
Ky projekt tashmë ka arritur të kaloj shfirën e pesë milionë shikimeve edhe pse ende nuk i ka dy muaj që është publikuar.
Përveç në trojet shqiptare, këngë është dëgjuar mjaftë shumë në Evropë dhe Amerikë.
Po ashtu edhe në kanalet tjera muzikore, kjo këngë ka arritur të kap milionat .
“That’s Mine” do të jetë pjesë e albumit të Gashit që së shpejti do të publikohet i plotë./Indeksonline/