75 Mall Live Search
13:38 / E Shtunë, 26 Shkurt 2022 / MSH

Kënga “Vonë” e Yll Limanit bëhet virale në rrjet, publikohet edhe nga Kourtney Kardashian

Pasi Rusia nisi sulmet ndaj Ukrainës, situata në Ukrainë vazhdon të jetë e tensionuar, por mbështetja për këtë vend, nuk ka munguar as nga emra të njohur në botë.

Shumë yje botërore kanë treguar përkrahjen e tyre për popullin e Ukrainës, përmes postimeve në rrjetet e tyre sociale, shkruan prive.

Në mesin e yjeve të shumtë, është edhe emri i Kourtney Kardashian, e cila ka shpërndarë një video ku shihen dy ushtarë që përshëndeten me të dashurat e tyre përpara se të nisën në luftë.

Video këto ditë është bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa detaji që merr vëmendjen është se shoqërohet në sfond nga kënga “Vonë” e artistit Yll Limani.

Kjo video e shpërndarë nga Kourtney, nuk ka kaluar pa u parë nga Ylli, i cili e ka shpërndarë postimin e Kourtney në InstaStory-n e tij.