Këngë dedikuar personit më të veçantë për të, Capital T zbulon kohën e publikimit

Reperi i njohur, Capital T prej kohësh ka filluar përgatitjet për videoklipin e tij të ri “Fjalët e nënës”, e që tashmë është finalizuar.
Përmes rrjeteve sociale, reperi prishtinas ka njoftuar se kënga do të lansohet të premten (13 nëntor). Ndërsa ka ndarë me fansat një pjesë të shkurtër të këngës.
“Fjalët e nënës, e premte ora 17:00. Këtë projekt do ta kem gjithmonë në zemrën time”. Duajini dhe vlerësoni prindërit se një ditë nuk do e keni mundësinë”, ka shkruar reperi krahas videos së publikuar.
Kujtojmë që “Fjalët e Nënës” është pjesë e albumit të ri të Kapos të titulluar “Skulpturë”./Indeksonline/