19:05 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Këngë dhe humor poshtë ballkonit të shtëpisë, ja si kalohet karantina në Durrës me koncerte live

E gjithë Shqipëria është në karantinë në kuadër të masave të ndërmarra për frenimin e Covid-19.

Kjo situatë ka krijuar jo pak stres tek qytetarët por një gjë e bukur ka ardhur nga qyteti i Durrësit ku disa artisë kanë vendosur që të bëjnë një koncert live për të argëtuar qytetarët e mbyllur në shtëpitë e tyre.

Ky koncert ka tërhequr vëmendjen e banorëve në lagjet e Durrësit, të cilët kanë dalë në ballkon për të shijuar tingujt e muzikës.

Artistë të qytetit të Durrësit dhe disa artistë nga Tirana: Violinistët babë e bir,- Enver dhe Marvin Qerimaj, mjeshtrat e humorit Edmond Halili dhe Xhevahir Zeneli, Këngëtarët durrsakë Alma dhe Gugash Rrema, Lorenc Barometa, Kosta Bonshi, mjeshtrat e muzikës kombëtare Eranda Libohova dhe Kujtim Prodani, pedagogu i Akademisë së Arteve Dashamir Mehmeti, etj, me foni nga Orges Istrefi i Pallatit të Kulturës  “Aleksandër Moisiu” Durrës, me iniciativën dhe organizimin e poetit Ardi Omeri, me mbështetjen e kryeministrit Edi Rama, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, me mbështetjen dhe suportin e Kryetarit të Bashkisë Durrës, zotit Xhulien Varfaj, Policisë Bashkiake dhe Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu”, organizuan të gjithë këtë shfaqje.

Ndërkohë mësohet se kjo do të vazhdojë edhe për disa ditë nëpër lagjet e Durrësit.

Këngë dhe humor poshtë ballkonit të shtëpisë, ja si kalohet karantina në Durrës me koncerte live

E gjithë Shqipëria është në karantinë në kuadër të masave të ndërmarra për frenimin e Covid-19. Kjo situatë ka krijuar jo pak stres tek qytetarët por një gjë…