17:44 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Këngë për artistët shqiptar që nuk janë më në mesin tonë

Ata nuk janë më në mesin tonë, por kontributi që kanë dhënë në kulturën shqiptare ishte i madh.

Me talentin dhe punën e tyre, ata lanë pas këngë e projekte të pavdekshme, të cilat këndohen e mbahen mend edhe sot e kësaj dite.

Është Turjan Hysko ai që në bashkëpunim me mjeshtrin Shpëtim Saraçi kanë punuar një projekt muzikor, i cili u dedikohet artistëve shqiptar që kanë ndërruar jetë, përcjellë Indeksonline.

Kënga, ndonëse është realizuar më herët, është lansuar tani në kanalin ‘Youtube’ dhe mbanë titullin ‘Artisti’.

Hysko kur ka paralajmëruar publikimin e kësaj kënge ka shkruar:

Nje projekt modest i realizuar perpara disa kohesh por mbetur ne sirtar. Nje menyre e sinqerte per ti thene “Faleminderit” te gjithe atyre artisteve qe i dhane aq shume skenes dhe publikut shqiptar pa kerkuar asgje mbrapsht! Bashke me mjeshtrin Saraci vendosem te perdorim notat e gjigandit Kujtim Laro per ta realizuar kete projekt. Jetojme ne kohe ku shpirti eshte mbytur nga materialja… Arti mund te jete gjithmone rrugedalje!!