18:38 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

“Këngë të pavdekshme shqiptare”, paralajmërimi i Asim Gashit me vëllezërit Stefi

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Asim Gashi ka filluar përgatitjet për një projekt të ri muzikor.

Artisti i mirënjohur këtë herë po vjen në bashkëpunim me vëllezërit nga Shqipëria, Stefi dhe Endri Prifti.

Përmes një fotografie të postuar në Facebook, Asimi tha se ky projekt do të bëjë  jehonë dhe do ta bëjë këtë këngë të pa vdekshme.

Ndërsa u shpreh që për të ishte kënaqësi e veçantë të realizoj një bashkëpunim me ta.

“Idea për një bashkëpunim me vëllezërit, si dhe një këngëtarë me shumë famë në të gjitha trojet Shqiptarë do te bëjë jehone dhe do ta bëjë këtë këngë të pa vdekshme, besoj që shumë shpejt do ta bëjmë publike për çka behet fjale. Është kënaqësi e veçantë te kem një bashkëpunim siç janë vëllezërit Endri&Stefi”, ka shkruar Asimi./Indeksonline/