75 Mall Live Search
15:56 / E Enjte, 02 Dhjetor 2021 / AR

Këngët, albumet dhe artistët më të suksesshëm në Spotify për vitin 2021

Bad Bunny dhe Olivia Rodrigo janë artistët më të suksesshëm të vitit 2021 në Spotify.

Me më shumë se 9.1 miliardë transmetime këtë vit, Bad Bunny mposhti Taylor Swift, e cila u rendit në vendin e dytë, e ndjekur nga BTS, Drake dhe Justin Bieber. Kënga më e transmetuar në botë është hiti i Olivia Rodrigo-s, “drivers license”. “MONTERO (Call Me By Your Name)” e Lil Nas X u rendit në vendin e dytë.

Ky nuk ishte suksesi i vetëm për Olivian-n. Albumi i saj “SOUR” renditet në vendin e parë, ndjekur nga “Future Nostalgia” e Dua Lipës.

Artistët më të transmetuar 

Bad Bunny
Taylor Swift
BTS
Drake
Justin Bieber

Këngët më të transmetuara

“drivers license” – Olivia Rodrigo
“MONTERO (Call Me By Your Name)” – Lil Nas X
“STAY” (feat. Justin Bieber) –  The Kid LAROI
“good 4 u” – Olivia Rodrigo
“Levitating” (feat. DaBaby) –  Dua Lipa

Albumet më të transmetuara 

SOUR, Olivia Rodrigo
“Future Nostalgia,” Dua Lipa
“Justice,” Justin Bieber
“=,” Ed Sheeran
“Planet Her,” Doja Cat