75 Mall Live Search
12:07 / E Diele, 27 Korrik 2025 / LB

“Këngët sot, të gjitha njësoj…”, kë thumbon Getoar Selimi?

Reperi Getoar Selimi nuk i kurseu kritikat për tregun aktual muzikor në vendin tonë.

I ftuar në “Goca dhe Gra” ai tha se të gjitha këngët dhe bashkëpunimet janë të njëjta.

Getoar Selimi: Mendoj që një artist sot duhet të dijë si të menaxhojë veten, pse kam bo album, kam vendos vetëm për këtë arsye, për njerëzit që më duan, e kanë kërkuar muzikën time, bashkëpunimet që janë jo të zakonshme, se edhe bashkëpunimet e kohëve të fundit janë shumë të zakonshme, edhe këngët janë të gjitha njësoj, këngët që dalin verës janë të gjitha njësoj, bashkëpunimet, zhanri është i njëjtë, vetëm ndërrojnë artistët, është bërë konsum.