Këngëtarë, sportista dhe fytyra publike – Zbulohet listat e lojtarëve për ndeshjen ‘Xhaka vs Rashica’
Nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” do të luhet ndeshja bamirëse mes miqve të Granit Xhakës dhe Milot Rashicës.

Listat e lojtarëve që do të marrin pjesë në këtë ndeshje tashmë vetëm se janë zbuluar, transmeton Indeksonline.

Përveç futbollistëve, pjesë e ndeshjes do të jenë edhe shumë këngëtar e fytyra të njohura publike.
MC Kresha dhe Ledri Vula janë dy nga emrat e botës së muzikës që do të marrin pjesë në këtë ndeshje .

Pjesë e ndeshjes do të jetë edhe babai i këngëtares së njohur, Dua Lipa, Dukagjin Lipa.
Po ashtu do të ketë sportista si Armend Thaqi, Dardan Berisha, Haxhi Krasniqi, Debatik Curri, Albian Ajeti, Arlind Ajeti.
Trajnera të ekipeve do të jenë, Afrim Tovërlani dhe Ismet Munishi.

Ndeshja do të luhet nga ora 20:00 dhe të gjitha përfitimet do të jepen për bamirësi./Indeksonline/
