75 Mall Live Search
20:40 / E Hënë, 27 Dhjetor 2021 / AR

Këngëtaret e moshuara që u rinuan …

Estrada shqiptare është e mbushur me talente të mëdha. Për vite me radhë janë kujdesur që të krijojnë hite të reja duke e pasuruar tregun muzikor me krijime të papërsëritshme.

Në imazhet e arkivuara, shihen qartë ndryshimet që kanë pësuar këngëtaret, ku disa prej tyre kanë zgjedhur të bëjnë intervenime plastike e disa përdorin aplikacionet me të cilat rinohen më shumë se ç’duhet, shkruan Indeksonline.

Fillojmë me Remzie Osmani, e cila karrierën e ka nisur në vitin 1977, (44 vite deri më tani). Në imazhet e publikuara vërejmë dukshëm ndryshimet që i ka bërë, në të cilën duket më e re tani se vite më parë. Tani ajo ka plotë 50 vite jetë.

Remzie Osmani News 1

Vazhdojmë me Shyhrete Behluli, e cila ka nisur karrierën para 47 viteve. Këngëtarja është kujdesur të mbajë vetën në formë të mirë, e që ‘sekretin’ e bukurisë e mban të fshehur. Secila paraqitje e saj komentohet por që shpesh herë kritikohet për intervenimet që ka bërë.

No description available.
No description available.

Këngëtarja kosovare Violetë Kukaj është komentuar jashtëzakonisht shumë për ndryshimet drastike që ka pësuar pas intervenimeve kirurgjike. Madje, për nga pamja e jashtme ajo është krahasuar edhe me reperen Tayna. Duket se ka pasur dëshirë të përcjellë trendin dhe të rinohet përkundër që ka 52 vjet.

No description available.
No description available.

Janë bërë plotë 26 vite që kur hyri në botën e muzikës. Edhe Mimoza Mustafa ka rënë ‘pre’ e operacioneve plastike, ku për dallim nga imazhet që e përshkruajnë mirë gjendjen e saj të mëparshme, tani po duket mjaftë seksi. Ajo tani ka plotë 47 vite jetë.

No description available.
No description available.

Edhe Ryva Kajtazi, aktore e këngëtare mjaftë e njohur për publikun, ka zgjedhur që me anë të ndërhyrjeve të rinohet edhe më shumë. 41 vjeçarja po vazhdon të mahnit rrjetin me bukurinë e saj që e ka përfituar pas operacioneve plastike.

Ryva Kajtazi Photos (1 of 3) | Last.fm

Si dhe për fund, kemi përzgjedhur Jehona Sopin. Ajo është 41 vjeçare por që të lë përshtypje si të ishte 20 vjeçe. Këngëtarja ka zgjedhur që me anë të ndryshimeve si dhe photoshopit t’iu bëj konkurrencë edhe vajzave të reja./Indeksonline/

Stream Jehona Sopi - Definitivisht by Blerand Rexhepi | Listen online for  free on SoundCloud