75 Mall Live Search
22:42 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Këngëtarët e njohur prishin raportet, kjo është arsyeja

Dikur ishin anëtar të të njëjtit grup muzikor dhe miq të mirë , por ata sot nuk flasin së bashku.

Louis Tomlinson ka zbuluar arsyet e prishës së raporteve me këngëtarin, Zayn Malik, shkruan Indeksonline.

Këngëtari 27 vjeçar ka treguar në një intervistë se raportet në mes tyre nuk u rregulluan asnjëherë që nga koha kur ai kishte bërë performancë në ‘X Factor’ në vitin 2016 në kujtim të nënës së tij të ndjerë e cila ndërroj jetë nga sëmundja e leukemisë.

“Raportet tona asnjëherë nuk u rregulluan, kam pasur disa telefonata nga ai pasi që vdiq nëna ime, të gjithë djemtë e grupit u pajtuan që të vinin në performancë, vetëm ai nuk erdhi” u shpreh Louis.

Këngëtari poashtu deklaroj se ai e ka vlerësuar pjesëmarrjen e ish-anëtarëve të grupit, Harry Styles, Niall Horan dhe Liam Payne sepse kjo ishte krejt çka ai kishte nevojë atë kohë, përkrahja e miqve./Indeksonline/