18:22 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Këngëtarët e njohur shqiptarë, bëhen bashkë në Los Angjelos, për projektin e ri?

Të dy njihen si artistët të talentuar dhe me zë unik të cilët prej kohësh jetojnë në Los Angjelos, ku edhe po synojnë karrierë ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për Stanaj dhe Seven Saraqin, të cilët së fundi janë bërë bashkë në një studio muzikore.

Është Seven ai që ka publikuar një fotografi nga studio ku ka etiketuar, Stanaj.

Dyshja nuk kanë dhënë detaje tjera rreth projektit, por që një bashkëpunim mes tyre do të mirëpritej.

Se çfarë kjo dyshe kanë përgatitur mbetet të shihet./Indeksonline/