Këngëtarët kosovarë po “blejnë klikimet” për këngët e fundvitit, brenda ditës e javës po fryhen me qindra-mijëra klikime

Jemi në prag të festave të fundit. Këngëtaret shqiptar kanë filluar t’i mbajnë xhirimet, duke sjellë bashkëpunime të shumta.
Menjëherë pas publikimit, këto projekte arrijnë të marrin qindra-mijëra klikime, shkruan Indeksonline.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije që këto klikime blihen me çmime të lira duke filluar nga 200 euro.

Produksionet kosovare po i bindin këngëtarët me klikime false që të jenë pjesë e tyre duke u dhënë “haz” që nga publikimi i projekteve.

