75 Mall Live Search
13:15 / E Martë, 01 Janar 2019 / indeksADMonline

Këngëtaret shqiptare në botë përmbyllin një vit të suksesshëm

Artistët janë ambasadori më i mirë i një vendi, e të tilla janë edhe artistët të cilat po përfaqësojnë Kosovën dhe shqiptarët në botë.

Vendi ynë kurrë më shumë se këtë vit nuk ka qenë më i përfolur, e gjithë kjo fal vajzave shqiptare të cilat edhe pse të rritura jashtë, ato me krenarinë më të madhe ia kanë dhënë meritat e suksesit të tyre vendlindjes dhe prejardhjes së tyre, shkruan Indeksonline.

Janë pikërisht Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha që sot janë ndër emrat më të lakuar në botë.

Vajzat tona deshën apo nuk deshën me sukseset e tyre kanë lënë nën hije edhe emrat më të njohur botëror.

Viti 2018 është definitivisht më i suksesshmi deri më tani i vajzave dhe shqiptarëve në muzikë.

23 vjeçarja, Dua Lipa vitin 2018 do ta shënojë si një nismë të mbarë përpara një karriere të gjatë muzikor, ajo këtë vit ishte e angazhuar maksimalisht me sjelljen e shumë projekteve të cilat u shëndërruan në hite dhe poashtu me çmime dhe nominime në evente më prestigjioze në botë.

Krahas shumë të tillëve më poshtë ne kemi renditur disa nga sukseset më të mëdha të Duas gjatë këtij viti.

Në janar të vitit 2018, këngëtarja shqiptare me famë botërore u nominua në pesë kategori në ndarjen e çmimeve ‘Brit Awards’, duke marrë më shumë nominime se çdo artist tjetër, ndërsa përveç që performojë në këtë event ajo arriti që të ‘rrëmbejë’ edhe dy nga nominimet, atë të ‘Artistja më e mirë e vitit’ dhe ‘Debutimi më i mirë i vitit’.

Edhe në garën prestigjioze ‘MTV EMA’, e nominuar në katër kategori, Dua arriti të dal me trofe në duar, ajo fitojë çmimin si ‘Best Pop’.

Në ndarjen e çmimeve ‘LOS40’ i cili mbahet në Spanjë këngëtarja shqiptare doli fituese në tri kategori, atë të ‘Artistja më e mirë botërore’, ‘Artistja më e mirë ndërkombëtare’ dhe ‘Kënga më e mirë ndërkombëtare’ me ‘New Rules’.

Një ngjarje tjetër e rëndësishme e Dua Lipës ishte edhe performance në hapjen e finales në ‘UEFA Champions League’ e cila u mbajt në Kiev në maj të vitit 2018.

Dua, në listën e gjatë të sukseseve ka edhe një festivalin ‘SunnyHill’ i cili ka karakter humanitar, përfitimet e të cilit shkojnë për fëmijët në Kosovë e me theks fëmijët me nevoja të vecanta. Në gusht ajo u kthye pikërisht në vedlindjen për të dhuruar një performancë madhështore në kuadër të ‘SunnyHill Festival’.

2018 e gjeti Dua Lipën me një numër hitesh bashkëpunimesh, ajo solli ‘One Kiss’ me Dj e njohur Calvin Harris, këngë kjo e cila u rendit në toplistat më të njohura dhe arriti mbi 449 milionë klikme në kanalin YouTube.Një tjetër bahkëpunim i suksesshëm ishte edhe ai e legjendwn e muzikës italiane, Andrea Bocelli ‘If Only’.

Në vitin që po ikë, këngëtarja realizoj edhe një ëndërr të madhe, ajo u nominua për herë të parë në ndarjen e cmimeve ‘Grammy’, ajo është nominuar si ‘Artistja më e mirë e re’ dhe ‘Vallëzimi më i mirë në videoklip’ me këngën ‘Electricity’, ndarja e cmimeve ‘Grammy’ mbahet me 10 shkurt 2019.

Karriera e Duas është në rrugën e duhur, viti 2019 pritet padyshim ta shtojë listën e suksesve të kënëgtares shqiptare.

Një emër tjetër që ishte në mesin e femrave më të komtuara në botë dhe qëndojë vazhdimisht në vëmendje mediatik ishte edhe Rita Ora.

Rita ka bërë krenar me sukseset e saj cdo shqiptar që nga dalja e parë në vitin 2012 me hitin ‘Hot Right Now’.

Edhe 2018, do të mbetet një vit i shënuar dhe i paharruar për 28 vjecaren. 

Rita poashtu këtë vit doli fituese në gara muzikore, ajo fitoj cmimin ‘Best Dance’ në ‘MTV Video Music Awards’ duke u bërë kështu shqiptarja e parë që arriti të dal fituese në këtë garë. Në ‘Global Awards’ ajo u shpërblye me ‘Best Pop’. Një garë tjetër në të cilën Rita doli fituese ishte edhe ‘Billboard Radio China’ ku këngëtarja shqiptare rrëmbeu cmimin ‘Artisja më e mirë ndërkombëtare’.

Gjatë vitit që po pëmbyllim, Rita numëroj disa bashkëpunime të cilat u mirëpritën nga adhuruesit e këngëtares dhe arriti të renditet në toplistat më të mëdha botërore, në janar të 2018-ës këngëtarja shqiptare u bë kolona zanore e një prej filmave më të suksesshëm “Fify Shades Freed’, ajo së bashku me Liam Payne sollën këngën ‘For You’. Një tjetër bashkëpunim i cili bërë zhurmë ishte edhe ‘Girls’ me këngëtaret Charli XCX Bebe Rexha dhe reperen Cardi B.

Këngët e tjera që shënuan këtë vit ishin dhe ‘Anyëwhere’ dhe ‘Let You Love Me’, Rita poashtu ka lansuar albumin e dytë në karrierë ‘Phoenix’ ndërsa ka lasuar datat për turneun botëror i cili fillon në mars të vitit 2019.

Kujtojmë që në shkurt të vitit që po lëmë pas, pikërisht në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Rita Ora erdhi në Prishtinë duke dhuruar një koncert falas në vendlindjen e saj, Prishtinë disa muaj më vonë Rita u rikthye për një koncert tjetwr për shqiptarët, këtë herë ylli shqiptare performojë në Tiranë, pikërishtë në sheshin ‘Skënderbej’.

Sukseses të Dua Lipës dhe Rita Orës iu bashkohet edhe një tjetër këngëtare shqiptare, bëhet fjalë për Bebe Rexhën e cila ka hyrw fuqishëm në tregun botëror të muzikës.

Bebe Rexha solli albumin debutues ‘Expectations’ në të cilin u përfshinë disa hite të cilat arritën ta bëjnë Bebe një nga emrat më të kërkuar në botë.

Hitet ‘Meant To Be’, ‘I Got You’ dhe ‘I Am A Mess’ janë vetëm disa nga projektet të që e bënë këngëtaren shqiptare një emër tashmë të njohur në gjithë botën.

Një tjetër këngë e suksesshme e cila u lansua në fund të vitit 2018 ishte edhe bashkëpunimi me David Guetta dhe J Balvin ‘Say My Name’.

Bebe në vitin 2018 u shpërblye me cmimin ‘Choice Country Song’ në ‘Teen Choice Award’ me këngën ‘Meant to Be’ dhe ‘Bashkëunimi më i mirë’ në ‘IHeart Radio’ me po të njëjtën këngë.

Një lajm tjetër i mirë për Bebe Rexhën ishte dhe nominimi në ‘Grammy Awards’ së bashku me Dua Lipën, 29 vjecarja u nominua në kategorinë ‘Artistja më e mirë’.

Bebe poashtu ka paralajmëruar turneun botëror i cili nis në fillim të vitit 2019.

Kështu, 2018 ishte padyshim një vit i femrave të sukssesshme shqiptare, suksesi i të cilave përvec që na bënë krenar ato poashtu po bëjnë që emri i shqiptarëve të lakohet në mesin e shtetëve më të mëdha botërore. Lirisht mund të themi se 2018 i takon sukseseve të Dua Lipës, Bebe Rexhës dhe Rita Orës./Indeksonline/