Këngëtari amerikan në gjendje të rëndë shëndetësore

Këngëtari amerikan Ray J është në spital.
Sipas TMZ, ai po vuan nga pneumonia, transmeton Indeksonline.
Mjekët kishin menduar se ishte infektuar me koronavirus, kështu ai ishte vendosur në repartin e koronës.
Pas pesë testeve që rezultoi negativ, ai u transferua në një repart normal.
Ray J është me oksigjen dhe ka vështirësi në frymëmarrje dhe në të folur.
Menaxheri i tij shpreson se do të lirohet nga spitali në fund të javës./Indeksonline/