Këngëtari anglez filmoi veten lakuriq teksa realizoi intervistën

Këngëtari anglez, Robbie Williams, ka dhënë një intervistë për një radio britanike në mënyrë të jashtëzakonshme. Këngëtari, i zhveshur në shtrat telefonoj me video në studion e Heart Radio.
Williams aktualisht është i zënë me promovimin e albumit të ardhshëm XXV, që do të dalë muajin e ardhshëm, transmeton Indeksonline.
Atë e kanë telefonuar gazetarët e emisionit të mëngjesit të Heart Radio. Megjithatë, Jamie Theakston dhe Zoe Hardman shpejt vunë re se ai ishte ende në shtrat.
“Um, a je lakuriq?”, e pyeti Theakston Williams, i cili e konfirmoi menjëherë këtë duke treguar më shumë nga vetja.
Këngëtari ka filmuar sesi shtrihej në shtrat, por i ka lënë të mbuluara pjesët intime./Indeksonline/