75 Mall Live Search
11:12 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / B O

Këngëtari i famshëm aziatik sëmuret në koncert dhe vdes pas pak orëve

Krishnakumar Kunnath, një prej këngëtarëve më të famshëm indian i njohur gjerësisht si KK, humbi tragjikisht jetën nga një atak në zemër në moshën 53-vjeçare. Ai u ndje keq teksa performonte në një koncert të martën dhe ndërroi jetë pak kohë më pas.

“Këngët e tij pasqyronin një gamë të gjerë emocionesh, duke prekur njerëzit e të gjitha grupmoshave. Do ta kujtojmë gjithnjë përmes këngëve të tij. Ngushëllime familjes dhe fansave të tij”, tha Modi në Twitter.

Kunnath u gjet pa ndjenja në hotel dhe u dërgua me urgjencë në një spital në Kolkata, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

Mijëra fansa vërshuan për të shprehur hidhërimin e ndarjes së papritur nga jeta për këngëtarin i cili më herët gjatë ditës kishte postuar një foto duke kënduar në koncertin që po mbante ndërsa shkruante: “Koncert elektrizues sonte në Nazrul Mancha … Ju dua të gjithëve.”