10:49 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Këngëtari i famshëm dhuron gjysmë milioni dollarë për kauzën “Black Lives Matter”

“The Weeknd” ka njoftuar se ai ka dhuruar 500 mijë dollarë për kauza të ndryshme që janë pjesë e lëvizjes “Black Lives Matter”.

Këngëtari 30-vjeçar dhe aktori i Uncut Gems në faqen e tij në Instagram publikoi faturat e dhurimeve të parave që ai bëri më 1 qershor.

“Vazhdoni të mbështesni vëllezërit dhe motrat tanë atje, duke rrezikuar gjithçka për të bërë ndryshime aktuale për jetën e personave me ngjyrë. Duke u bërë thirrje të gjithëve që kanë mundësi të dhurojnë shuma të mëdha dhe nëse keni më pak ju lutemi jepni aq sa mundeni edhe nëse është një sasi e vogël”, tha “The Weeknd” , emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye.

Ai dhuroi 200 mijë dollarë për Rrjetin Global të fushatës “Black Lives Matter” dhe 200 mijë dollarë për fushatën e Colin  Kaepernick “Know Your Rights” dhe 100 mijë për “National Bail Out”./Indeksonline/