14:02 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Këngëtari i famshëm suprizon gruan me veturë luksoze ‘Maybach’

Nick Jonas ka treguar shpesh se është marrëzisht i dashuruar pas Priyanka Chopra dhe këtë e ka vërtetuar edhe me veprimin e tij më të fundit.

Këngëtari i ka dhuruar bashkëshortes së tij një makinë ‘Mercedes-Maybach’ e cila mendohet se ka kushtuar rreth 200 mijë dollarë.

Priyanka ka treguar se është shumë e kënaqur me dhuratën më anë të një statusi në “Instagram”. “Kur bashkëshorti arrin numrin 1, gruaja merr një Maybach. Ju prezantoj Chopra Jonas haha…të dua zemër! Bashkëshorti më i mirë në botë”, – ka shkruar aktorja indiane.

Kujtojmë se Nick Jonas dhe Priyanka Chopra kurorëzuan dashurinë e tyre në fillim të dhjetorit të 2018-ës./Indeksonline/