16:52 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

Këngëtari i famshëm anulon pjesëmarrjen në koncertin e Unikkatil, kjo është arsyeja

27 korriku do të sjell në Kosovë reperin Unikkatil, pas një kohe të gjatë.

Pikërisht në qytetin e Mitrovicë, legjenda e repit shqiptar do të mbaj koncertin i cili do të mbledh edhe disa artist tjerë të njohur vendor, shkruan Indeksonline.

Pak kohë më parë pjesëmarrjen e tij në këtë koncert e kishte konfirmuar edhe Skerdi, i cili tashmë e ka anuluar.

Këngëtari këtë e bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’.

“Për shkaqe shëndetësore nuk mund të jem i pranishëm në koncertin e Unikkatilit”, ka shkruar Skerdi./Indeksonline/