15:16 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Këngëtari i mirënjohur në gjendje të rëndë shëndetësore, humbi ndjenjat në koncertin live

Muzikanti i njohur britanik i pop-rock-ut, Chris Rea humbi ndjenjat gjatë një koncerti live në Oksford, dje në mbrëmje, por tani ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, sipas një zëdhënësi të shërbimit ambulator.

“65-vjeçari, i njohur sidomos për këngën ‘Driving home for Christmas’, po këndonte prej rreth 45 minutash në New Theatre Oxford, kur ra mbi shpinë së bashku me kitarën e tij”, sipas Britain’s Press Association, që citon dëshmitarë okularë.

“Ai humbi ndërgjegjen në skenë. Nuk ishte askush aty ta ndihmonte”, tha Darren Fewins, i cili ndodhej në koncert me bashkëshorten.

“Qëndroi aty rreth dy minuta përpara se perdja e skenës të ulej”, shtoi ai.

Rea, i cili arriti famën në vitet ’70-’80, u diagnostikua me kancer në pankreas në vitin 2000. Më pas ai pësoi edhe një atak kardiak.

Rea ka shitur mbi 30 milionë albume.