Këngëtari i ndjerë do të nderohet në “Brit Awards”

Ceremonia e “Brit Awards”-it ishte një nga ngjarjet e preferuara të këngëtarit Liam Payne dhe ai zgjidhte përherë të ishte i pranishëm në këtë event.
Pas vdekjes së tij, organizatorët e këtij eventi po mendojnë ta nderojnë në një mënyrë të veçantë dhe sipas britanikes “Daily Mail”, ish-anëtarët e grupit “One Direction” mund të ngjiten sërish në skenë për të kujtuar kolegun dhe mikun e tyre.
Tabloidi britanik theksuan se përveç grupit “One Direction”, artistë të tjerë të njohur gjithashtu mund të kontribuojnë për të kujtuar Liam gjatë natës.
Niall, Zayn, Louis dhe Harry mbetën të shkatërruar kur shoku i tyre i grupit ra për vdekje nga ballkoni i një hoteli në Argjentinë, më 16 tetor.