08:22 / E Shtunë, 04 Prill 2020 / indeksADMonline

Këngëtari i njohur anulon turneun botëror për shkak të koronavirusit

Niall Horan për fat të keq ka anuluar turneun e tij  të ardhshëm Nice to Meet Ya 

 26-vjeçari bëri njoftimin në një postim Instagramin e tij , duke u thënë fansave se ai planifikon të kalojë kohë duke shkruar dhe do të filloj turneun në vitin 2021.

“Ky ishte një vendim i vështirë, por mirëqenia e tifozëve të mi dhe ekipit në turneut është gjithmonë përparësia ime kryesore. Duke mos qenë në gjendje të bëj një turne për atë që ishte planifikuar për viti 2020 thjesht nuk u ndjeva mirë dhe më vjen shumë keq për të gjithë ju njerëz të mahnitshëm që keni blerë bileta, ” shkroi Niall .

Ai vazhdoi, “Unë dua të njoftoj data të reja së shpejti, por nuk mendoj se është e drejtë ta bëj këtë derisa gjithçka të jetë zgjidhur dhe gjërat të kthehen në normalitet … Unë do të përqendrohem në shkrimin dhe regjistrimin dhe të kthehem në turne vitin e ardhshëm me më shumë muzikë për të luajtur për ju të gjithë … Mezi pres që të kthehem. “

Të gjitha biletat e blera për turneun do të kthehen./Indeksonline/