75 Mall Live Search
20:18 / E Enjte, 26 Qershor 2025 / Burim

Këngëtari i njohur Asim Gashi i jep fund karrierës në FSK pas 16 vitesh shërbimi!

Asim Gashi, emër i njohur për publikun jo vetëm si artist por edhe si një ushtarak i devotshëm, ka përfunduar zyrtarisht sot (26 qershor 2025) karrierën e tij në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Pas plot 16 vitesh shërbim me nder dhe përkushtim për Atdheun, Asimi ka vendosur të mbyllë këtë kapitull të rëndësishëm të jetës së tij.

“E kam bërë këtë punë me dëshirën më të madhe në shërbim të Atdheut”, ka thënë Gashi në një postim emocionues. Ai ka falënderuar të gjithë eprorët, ushtarët dhe bashkëpunëtorët e tij në FSK, veçanërisht Ilaz Kocin dhe Enver Deliun.

Nuk dihet ende nëse largimi nga FSK do t’i hapë rrugë një rikthimi më të fuqishëm në muzikë, por fansat e tij tashmë presin me padurim një projekt të ri artistik nga këngëtari patriot dhe i zemrës së popullit.