75 Mall Live Search
17:41 / E Enjte, 03 Janar 2019 / indeksADMonline

Këngëtari i njohur bëhet baba për herë të tretë

Këngëtari i njohur latin, Ricky Martin është bërë baba për herë të tretë.

47 vjeçari përmes një postimi në Instagram ka treguar se ai së bashku me partnerin e tij, Jwan Yosef kanë mirëpritur vajzën të cilën e pagëzuan me emrin, Lucia, shkruan Indeksonline.

“Jemi të lumtur të ju njoftojmë se në jemi bërë prindër të një vajze të bukur dhe të shëndetshme të cilën e pagëzuam me emrin, Lucia Martin-Yosef, ka qenë një kohë speciale për ne, mezi kemi pritur ardhjen e saj. Të dy vëllezërit e saj, unë dhe Jwan kemi rënë në dashuri me Lucia”, ka shkruar Ricky Martin.

Ylli i hitit ‘La vida Loca’, është baba i dy fëmijëve, Matteo dhe Valentino të cilët kanë lindur në vitin 2008.

Ndryshe, këngëtari i njohur, kishte befasuar të gjithë kur u deklarua publikisht për orientimin e tij seksual./Indeksonline/