Këngëtari i njohur i kushton këngë Kobe Bryantit

Lajmi për vdekjen tragjike të yllit të basketbollit Kobe Brayant, ka mërzitur të gjithë, përfshirë edhe këngëtarët më të njohur nga e gjithë bota.
Këngëtari i njohur nga Puerto Rico, që njihet si “Bad Bunny”, së fundmi i ka kushtuar një këngë yllit të basketbollit, Kobe Brayant pas fatkeqësisë që i mori jetën, shkruan Indeksonline.

Kënga do të titullohet “6 rings”, për nderë të 5 rings, që i kishte fituar basketbollisti gjatë karrierës së tij në NBA, si dhe unazën e martesës që mbante vazhdimisht në gishtin e tij.
Kjo këngë është një dedikim emocionues, pas humbjes së njërit nga basketbollistët më të mire në botë, pas aksidentit tragjik në helikopter. /Indeksonline/