Këngëtari i njohur kërkon nga presidenti Trump ta ndalojë muzikën e tij nëpër fushata
Ozzy dhe Sharon Osbourne duan që Presidenti Trump të heqë
dorë nga kënga e tyre “Crazy Train”, dhe të marrin përsipër ndojnë këngë
tjetër.
Të dy u shprehen të zemëruar kundër përdorimit të paautorizuar të “Crazy
Train” nga Trump, përmes një
videoje të cilën e publikoi të enjtën në Twitter, ku ai tallet me kandidatët
kryesorë Demokratëve për vitin 2020 gjatë debatit në MSNBC, transmeton
Indeksonline.
Në një deklaratë për Rolling Stone, Osbournes tha, “Bazuar në përdorimin e paautorizuar të “Crazy Train” të Ozzy Osbourne, ne po dërgojmë njoftim në fushatën Trump (ose në ndonjë fushatë tjetër) se atyre u ndalohet përdorimi i ndonjë prej muzikave të Ozzy Osbourne në reklama politike apo në çdo fushatë politike. Muzika e Ozzit nuk mund të përdoret në asnjë mënyrë pa miratime “.
Të dy madje sugjeruan disa këngë që Trump mund ti perdorte në vend të saj.
“Ndërkohë, ne kemi një sugjerim për z. Trump: ndoshta ai duhet të mirret vesh me disa nga shokët e tij nga muzika. Ndoshta Kayne West, Kid Rock ose Ted Nugent, do të lejojëne përdorimin e muzikës së tyre.” /Indeksonline/
