75 Mall Live Search
10:08 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / C E

Këngëtari i njohur kosovar bëhet kryetar i Trepçës

Klubi i Basketbollit, Trepça, ka ndryshuar kryesi, duke ia drejtuar atë këngëtarit, tashmë të shndërrua në afarist, Vullenet Sefaja.

Dorëzimi i detyrës te Sefaja është bërë në një restorant në Mitrovicë. Detyra i dorëzohet Këshillit të Ri iniciues për riorganizimin e klubit basketbollistik Trepça.

“Kryetari i deritashëm Shaban Myftari njoftoi për tërheqjen nga posti pas shumë vjetësh për arsye moshe.

Sekretari Kemajl Muja, drejtori Besim Braha, drejtori sportiv Naim Hajrizi hapin rrugë për angazhimin e energjive të reja në klub”, thuhet ndër të tjera në këtë njoftim që ka bërë KB Trepça në faqen e tyre.

“Klubi inicues i përbërë nga Vullnet Sefaja, Lindrit Misini, Albert Shala, Edin Verbiqi, do të angazhohen në riorganizimin e klubit dhe mbajtjen e Kuvendit dhe Bordit të ri të KB Trepça”, thuhet në fund të saj.