23:02 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / OSH

Këngëtari i njohur pas katër vitesh bëhet me Nokia 3310

Këngëtari me famë botërore, ED Sheeran, më në fund ka blerë telefon të ri.

Ai për katër vite me radhë ka zgjedhur që të mos përdorë një të tillë, duke e larguar përfundimisht në vitin 2017, shkruan The Sun.

Thuhet se ka marrë një Nokia 3310, vlera e së cilës arrin deri me 59.99 dollarë (51 euro).

Më parë në një intervistë ED ka treguar se si pranon mesazhe vetëm në ‘email’, derisa zbuloi se nuk i di edhe disa fjalëkalime të rrjeteve sociale.

“Nuk e di kur të afërmit e mi duan të më telefonojnë. Por ata mund të më dërgojnë email. Un as edhe nuk e di fjalëkalimin e TikTok”, kishte thënë Sheeran.

30-vjeçari përndryshe është duke u përgatitur për albumin e ri, ndërsa po shfaqet me pamje jo shumë të zakonshme për të./Indeksonline/