09:52 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Këngëtari i njohur për ditën e çlirimit të Kosovës: Një ditë e bekuar, urime vëllezër

Këngëtari dhe moderatori i mirënjohur nga Shqipëria, Ardit Gjebrea ka uruar për 20-të vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe ndërhyrjes së NATO-s.

Prezantuesi përmes një statusi në rrjetet sociale e ka quajtur këtë ditë si të bekuar për të gjithë shqiptarët.

“20 vite më parë si sot, NATO i jep fund masakrave të forcave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë. Përfundoi makthi i vrasjeve, djegieve, dhunimeve, dëbimeve! Dita e çlirimit të Kosovës është një ditë e bekuar për të gjithë shqiptarët! U rikthye paqja, drejtësia, dinjiteti!Gëzuar vëllezër”, ka shkruar këngëtari”./Indeksonline/