21:07 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Këngëtari i njohur përfundon në gjykatë

Bruno Mars është akuzuar së fundmi për kopimin e një foto. Kundër tij është hapur një çështje gjyqësore ku pala akuzuese është Catherine McGann.

Arsyeja e padisë është bërë një foto në të cilën Bruno ka imituar Elvis Presley-n.MCGann ka thënë se ajo zotëron të drejtat e autorit të asaj fotoje kështu që ajo është shqetësuar kur e ka parë atë në të gjitha profilet e rrjeteve sociale të Bruno Mars.

Në dokumentat e publikuara nga prestigjozia amerikane “TMZ”, fotografja tregon se ajo foto e postuar në muajin qershor ka marrë më shumë se 1.2 milionë pëlqime duke pretenduar kështu se Bruno nuk i ka respektuar të drejtat e autorit.