75 Mall Live Search
15:29 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / V R

Këngëtari i njohur publikon numrin personal në Instagram, të gjithë mund t’i shkruajnë në çfarëdo ore

Për të qenë më afër adhuruesve, këngëtari amerikan Jason Derulo ka bërë një veprim mjaft interesant.

Ai përmes një video në Instagram ka bërë publiku numrin e tij të telefonit, duke thënë se të gjithë mund ta telefonojnë në çfarëdo ore.

Para miliona adhuruesve Jason ka publikuar numrin e tij, ndërsa ai mori reagime të shumta nga adhuruesit e tij.

“Ç’kemi njerëz, kam vendosur që të bëjë diçka të çmendur, unë do të publikoj numrin tim në Instagram, duq ë ju të më shkruani çfarëdo që keni në mendje në secilën orë të ditës apo natës, unë jam gjithmonë në studio duke punuar”, dëgjohet të thotë këngëtari teksa bën publik numrin.

Kujtojmë që ai nuk është artisti i vetëm që ka bërë këtë, edhe reperi Eminem kohë më parë kishte bërë të njëjtën gjë duke e ndarë një numër telefoni me fansat./Indeksonline/

View this post on Instagram

Just posted my phone number on Instagram!

A post shared by Jason Derulo (@jasonderulo) on