19:45 / E Premte, 10 Prill 2020 / indeksADMonline

Këngëtari i njohur shokon me deklaratën: S’është njerëzore të jesh prind 24 orë në ditë

Justin Timberlake dhe Jessica Biel janë ndër çifti më të njohura dhe më të suksesshëm në botë.

Ashtu si shumë kosh këto ditë, ata janë të izoluar në shtëpinë e tyre bashkë me djalin duke ia dedikuar kohën familjes

Dyshja e famshme po japin maksimumin si prindër në karantinë, edhe pse djali i tyre nuk e ka të njëjtin mendim.

Në një intervistë për “The Morning Mash Up” këngëtari tha se ai dhe gruaja janë izoluar në Montana bashkë me djalin e tyre Silas.

Sipas tij dhe bashkëshortes, po ia dalin mbanë më së miri, por kështu nuk mendon edhe Silas, sipas tij prindërit nuk po ia dalin dhe aq.

“Kryesisht qahemi për faktin se s’është njerëzore të jesh prind 24 orë në ditë,” tha ndër tjera Timberlake.

Ndryshe, çifti kohë më parë u përfolën për përçarje në mes tyre, pasi Timberlake u fotografua i afërt me një kolege të tij./Indeksonline/