20:04 / E Enjte, 13 Qershor 2019

Këngëtari i njohur shqiptar bëhet baba

Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Sidrit Bejleri është bërë përsëri baba.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes rrjeteve sociale ku edhe ka publikuar një fotografi për të treguar për lajmin e lumtur, shkruan Indeksonline.

 “Sot u pasuruam me një dhuratë tjetër të paçmuar nga Krijuesi. Mirëserdhe mes nesh zemra jonë më e vogël! Falenderimet për Zotin e Gjithësisë!” ka shkruar këngëtari në mbishkrimin e imazhit.

Kujtojmë që Sidriti ka edhe dy fëmijë të tjerë, një vajzë dhe një djalë./Indeksonline/