Këngëtari i njohur shqiptar del haptas kundër komunitetit LGBT
Këngëtari i njohur shqiptar Sidrit Bejleri njihet tashmë si besimtar mjaft i devotshëm i fesë muslimane.
Gjatë ditës së sotme ai ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shpreh qëndrimin e tij kundër komunitetit LGBT, pasi gjatë ditës së djeshme u zhvillua një paradë në Kosovë me emrin “Parada e Krenarisë”, pikërisht e këtij komuniteti.
Ja çfarë ka shkruar këngëtari: “Zoti na fali në çifte… Në të kundërt s’do kishte ma as Babë e as Nanë, as Motër e as Vlla, asgja s’do kishte ma… Nuk ma mbyll kush dot gojën me i tregu fëmijve të mi kush asht Rruga e kush Humnera… Zoti na udhëzoftë!,”-përfundon këngëtari i njohur.
Ditë më parë Bejleri ka shprehur mbështetjen e tij edhe për Imamin mjaft të diskutuar këto kohë për qëndrimet e tij Elvis Naçi./Express