20:36 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Këngëtari i njohur tregon të fshehtën e tij pas tre viteve

Këngëtari Rod Stewart ka njoftuar për mediat sekretin e tij. Ai ka shprehur për mediat se ka mposhtur kancerin e prostatës pas tre viteve luftë të vazhdueshme.

74-vjeçari ishte diagnostikuar me këtë lloj kanceri në shkurt të vitit 2016 pas një kontrolli të zakonshëm. Ai tani u bën thirrje burrave të bëjnë kontrolle të vazhdueshme.

Këngëtari legjendar i rokut e zbuloi lajmin për betejën me kancerin gjatë një organizimi për mbledhje të mjeteve financiare, ku po merrte pjesë së bashku me ish-pjesëtarët e grupit “Faces”, Kenney Jones dhe Ronnie Wood.

Sipas faqes “Mirror”, ai tha para personave të pranishëm se e kishte paralajmëruar gruan e tij Penny Lancaster që do ta bënte publik lajmin për luftën me sëmundjen vdekjeprurëse, pikërisht në këtë pjesëmarrje.

Tre vite më parë u diagnostikova me kancer në prostatë. Askush nuk e ka ditur, por mendoj se kjo ishte koha e duhur për ta treguar. Tani jam shëruar pasi e  zbuluar herët, duke bërë shumë teste”, tha këngëtari.

Ju vërtet duhet të shkoni te mjeku, nuk ju kushton asgjë”, shtoi ylli i muzikës rrok.