75 Mall Live Search
20:10 / E Martë, 22 Shkurt 2022 / AR

Këngëtari i njohur zbulon se po bëhet baba, lajmin e bukur e dha në klipin e ri

Michael Buble do të bëhet sërish baba. Gruaja e tij, Luisana Lopilat është në pritje të fëmijës së tyre të katërt. Lajmin e zbuluan në mënyrën më të bukur përmes videoklipit të këngës së re “I’ll Never Not Love You”.

Në video, Bublé dhe gruaja e tij rikrijojnë disa nga skenat më romantike në historinë kinematografike, duke përfshirë sekuenca ikonike nga filma si “The Notebook”, “Love Actually” dhe “Titanic”. Në fund të videos, gruaja e tij zbulon barkun e rrumbullakosur.

Çifti tashmë janë prindër të djemve Noah, 8 vjeç, Elias 6 vjeç, dhe vajzës Vida, 3 vjeç.