Këngëtari i ri nga Kosova, kalon me sukses provën e parë në ‘Kënga Magjike’
Këngëtari i ri dhe i talentuar nga Kosova, Sharr Braina, është konkurrent këtë edicion në festivalin “Kënga Magjike” me këngën ‘Nuk pat dashni’.
Në natën e parë të këtij festivali, Sharri e ka kaluar me sukses provën duke marrë gjithsej 4 jeshile dhe 1 të kuqe, duke kaluar tutje.
Kjo falë talentit dhe zërit të veçantë, që i jep atij mundësinë për tu votuar nga publiku, që të vazhdoj me sukses edhe në natën e dytë pastaj në finale.
Kujtojmë që këngëtari nga Kosova ka edhe disa këngë të tjera si : “Tijuana” apo “Falma”. /Indeksonline/