75 Mall Live Search
14:27 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

Këngëtari i tallavasë, pa fije turpi, vazhdon ta konstatojë “vdekje nga kriza” rastin e muzikantit gjakovar

Këngëtari i muzikës tallava, Labinot Rexha, i është kundërpërgjigjur Shkëlzen Jetishit, rreth rastit të vdekjes së muzikantit nga Gjakova, Behar Morina.

Në një koment, të shkruar në faqen e “Indeksonline”-t, Rexha vazhdon pa fije turpi të pretendojë se i ndjeri Morina bëri vetëvrasje nga kriza ekonomike.

“… vdekja e tij para se te nisim sezonin hipotetikisht është dhe mendojmë se ndoshta sikur shumë njerëz të tjerë nga kriza”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, ai ka shkruar se nuk ka ndonjë krizë financaire, pasi çdo vikend është duke kënduar në Zvicër.

“Gjithsesi, mua nuk me ka kapur kriza, sepse ne jemi duke kënduar çdo vikend në Zvicër. Ja keni kajt nanen kur s’keni paguar tatim, edhe Zoti mua dhe gjithë artistët na ka dënu, sepse kemi bërë hajgare me këtë popull ja kemi marrë ka 5000 e ma shumë”, ka shkruar ai.

Postim i plotë, pa ndërhyrje:

Eshte e turpshme as ku skam permendur emrin e ketij tupangjit dhe besoni as emrin sja di. Por vdekja e tij para se te nisim sezonen hipotetikisht eshte dhe mendojm qe ndoshta sikur shum njerz te tjer nga kriza .

Kengetari i madh me quan keshtu, do isha shun krenar ta di cilen kengë e kendoj aji, po kenge te shqiperis se mesme e kush i beri ato kenge Myslim Lela e qka eshte myslim lela shqiptar apo qka . Sa per info un kam te kryer shkoll te mesme te muzikes tani master ne psikologji, kjo deklarat pa prova eshte turp nga një solist i madh si qe eshte Xhkelzen Jetishi. Gjithsesi mua nuk me ka kapur kriza sespe ne jemi duke kenduar cdo vikend ne zvicer. Ja keni kajt nanen kur skeni paguar tatim, edhe zoti mua dhe gjith artistve na ka denu, sespe kemi ber hajgare me kete popull ja kemi mar ka 5000 e ma shum.

Gjithsesi dhe nje her un nuk kam dhan as nje emer as qe ja di emrin e ketij bateristit.

Respekte Xeni je i madh por te lutem bej do kurse ne solo kendim se shum po distanon (Stonon) spo di ne qfar note istrumentalistat te tu me te percjell??

Perseri je perla shqipe , kam nevoj memi mbajt data ne mend te mbremjeve nese ke mundesi te punsohesh te un hajde te lutem.

Nuk te kam vjedh kengen un ti, por per fat te mir pasi jan kengetar sipas jush tallavagji se si pas jush tallavagjija paska notat tjera , pse bre bur mke vjedh kenga te mia!

Kam than hipotetikisht mundet te ndodh te qdo artist kjo qe i ka ndodhur ketij njeriut, as qe kam permend emrin e ketij personit.