17:11 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Këngëtari i tallavas vazhdon sillet bajatshëm, thotë se ia morëm njerëzve nga 7 mijë euro në dasma, Zoti po na dënon

Këngëtari i muzikës tallava, Labinot Rexha, iu është kundërpërgjigjur Shkëlzen Jetishit, rreth rastit të vdekjes së muzikantit nga Gjakova, Behar Morina.

Labinot Rexha në një intervistë të dhënë së fundi kishte pretenduar se arsyeja e vetëvrasjes së muzikantit Behar Morina lidhet me krizën financiare që e shkaktoi pandemia.

Pas kësaj deklarate, Shkëlzen Jetishi në një reagim tha se arsyen e vdekjes së Morinës nuk e dinë as familja e as policia, ndërsa e quajti Rexhën ‘tallavagji’.

Nuk kanë munguar edhe reagime tjera të shumta të Labinot Rexhës, qoftë përmes statuseve apo komenteve në rrjetet sociale.

Ai e akuzoi Xenin për vjedhje të këngëve, ndërsa tha edhe se kanë hyrë në gjynah duke u marrë qytetarëve shuma të mëdha të parave për dasma.

Ndërsa edhe në një koment, të shkruar në faqen e “Indeksonline”-t, Rexha vazhdon të pretendojë se i ndjeri Morina bëri vetëvrasje nga kriza ekonomike.

Më poshtë reagimet e tij: