18:28 / E Premte, 05 Gusht 2022 / k.v

​Këngëtari italian sonte në Sunny Hill, De Riu: Synojmë të shfaqim një imazh që i përshtatet Kosovës

Këngëtari italian, Alessandro Mahmood do të performojë sonte në festivalin ndërkombëtar të muzikës Sunny Hill.

Ai në një konferencë për media para fillimit të natës së dytë të festivalit tha se është i lumtur që vjen për herë të parë në Kosovë. Duke shtuar se i ka bërë përshtypje gjatë udhëtimit me autobus, gjallëria e qytetit.

“Është një mundësi e mirë e imja që të jem në këtë festival i cili ka karakter ndërkombëtar… Shpresoj që sonte nata ime të shkojë mirë”, tha ai.

Më tej, ka folur edhe për pritshmërinë gjatë performancës së sotme.

“Shpresoj, jam pak në ankth që unë do e këndoj edhe ata do të rrinë e dëgjojnë”, shtoi ai.

Ambasadori italian, Antonello De Riu u shpreh se përmes pjesëmarrjes së Mahmood në Sunny Hill po synojnë të promovojnë një Itali të re.

“Falë ptanisë të tij, jemi të interesuar të rrisim pjesëmarrjen në Sunny Hill. Por gjithashtu të promovojmë edhe një Itali të re. Kemi gjetur një bashkëpunim me Dukagjin Lipën dhe që falë këtij bashkëpunimi sot këtu është Mahmood. Qëllimi ynë është që të shfaqet një imazh që i përshtatet Kosovës”, u shpreh ai.