18:53 / E Enjte, 25 Gusht 2022 / A. M.

Këngëtari John Farnham diagnostikohet me kancer

Këngëtari australian, John Farnham ndodhet në spital pasi u diagnostikua me kancer.

Të martën (23 gusht), familja e këngëtarit të “You’re the Voice” njoftoi se ai është shtruar në spital pas diagnozës dhe do t’i nënshtrohet një operacioni, shkruan People.

“Diagnoza e kancerit është diçka me të cilën përballen kaq shumë njerëz çdo ditë, dhe të tjerë të panumërt kanë ecur në këtë rrugë para meje”, tha Farnham në deklaratë.

“E vetmja gjë që e di me siguri është se ne kemi profesionistët më të mirë të kujdesit shëndetësor në Victoria dhe të gjithë mund të jemi mirënjohës për këtë”, shtoi artisti.

Familja e tij përfundoi duke kërkuar privatësi. Ata nuk specifikuan llojin e kancerit me të cilin u diagnostikua Farnham, 73 vjeç.

Lajmet për gjendjen e tij vijnë më shumë se dy vjet pasi ai foli për një tjetër frikë shëndetësore.