22:46 / E Diele, 09 Qershor 2019 / indeksADMonline

Këngëtari kosovar 24 orë pa gjumë, vetëm për të shkuar në koncertin e idollit të fëmijërisë së tij

Të gjithë artistët kur kanë qenë të vegjël kanë pasur një idoll, të cilin e kanë imituar apo i cili i ka inspiruar.

Edhe Dren Abazi, këngëtari kosovar përmes një postimi ka treguar se si ka bërë një rrugëtim të gjatë, madje 24 orë pa gjumë vetëm për të shkuar në koncertin e Eric Clapton që e mbajti në Mannheim të Gjermanisë.

“24 ore pa gjum’, 2 aeroplana,3 trena,… me e pa idollin e femijnisë,one and only , Sir @ericclapton . What a Nite!”, ka shkruar Dreni përbri disa videove, pjesë të koncertit./Indeksonline/